Sporti

Berisha konfirmon interesimin e ekipeve të huaja për Hazrollaj e Brrutin

07/21/2024 23:24
nga:L J

Drilon Hazrollaj dhe Etnik Brruti janë dy super talentët e Malishevës.

Dy futbollistët në fjalë kanë qenë fantastik në edicionin e kaluar tek Malisheva dhe normalisht kanë rënë në radarin e klubeve të huaja, përcjell GazetaBlic Sport.

Milaim Berisha, drejtori sportiv i Malishevës potencon se ka interesim nga ekipet e huaja për dyshen, por është ende herët për të konfirmuar e kompletuar diçka.

“Është e mundshme, por momentalisht nuk mund të konfirmojë asgjë. Ka oferta, por ende është herët”, tha Milaim Berisha për emisionin Kampionët.

/GazetaBlic Sport