Zafir Berisha nga NISMA ka theksuar angazhimin e koalicionit “Për Kosovën Fituese 137” për mbështetje të fermerëve, duke përfshirë subvencione dhe grante për zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se këto investime do të jenë për të mbështetur ata që investojnë me përkushtim, jo për interesat personale të individëve të lidhur me regjimin në ikje.
Po ashtu, Berisha ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, si ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve dhe sistemeve të ujitjes, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm për sektorin.