Lajme

Berisha: Kisha ndërmend të jepja dorëheqjen si deputet

06/04/2021 22:41
nga:M K

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Berisha në Zonë e Lirë në Tv Klan ka thënë se besonte që opozita do të fitonte zgjedhjet.

Por duke komentuar edhe vendimin “non grata” të SHBA ndaj tij dhe familjes, Berisha u shpreh se në legjislaturën e re do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.

“Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim.

Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha”, ka thënë Berisha.

LEXO EDHE:

Lajçak mbledh ambasadorët e BE-së, i informon për takimet në Beograd