Lajme

Berisha: Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që i kemi pas ndonjëherë – Na dojmë me u kthy që t’ia kthejmë identitetin Kosovës

12/20/2025 18:05
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, thotë se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që i kemi pas ndonjëherë, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se duan që të kthehen dhe t’ia kthejnë identitetin Kosovës.

Postimi i plotë:

Këto zgjedhje janë ma të rëndësishmet që i kemi pas ndonjëherë.

Nuk mujna ma me nejt veç mu pajtu me etiketimet e qëllimet e këqija të tyne.

O kthehemi, o vazhdojmë me u humb.

Na dojmë me u kthy.

Me ia kthy identitetin Kosovës.

Me punë.

Me përgjegjësi.

Krah për krah.

Ky është momenti.

O tash, o kurrë.