Lajme

Berisha kërkon të zbulojë ata që ndikuan të shpallej “non grata” në ShBA

04/29/2023 17:15
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kontraktuar në ShBA një kompani lobimi për të mësuar se kush ndikoi dhe cilat ishin argumentet e marra parasysh në momentin kur ai u shpall “non grata” në ShBA.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht.

Detaji i parë që të bie në sy është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, që do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do të ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.