Gazetari Ridvan Berisha, thotë se me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, me theks të veçantë zgjedhjet në Shqipëri, lënë të kuptojnë se po bëhet e pashmangshme korigjimi i kufinjëve, shkruan Gazeta Blic.
Kjo pasi që, siç shkruan Berisha, më mirë është që të ketë korigjim kufinjsh se bosnjizim të Kosovës.
Për këtë ai e përmend ish-presidentin Hashim Thaçi, teksa e quan “bablok”, ku thotë se po kthehemi me vonesë tek ai.
Shkrimi i plotë nga Ridvan Berisha:
Sot asnjegjo nuk mund te behet ne Ballkan pa shqiptaret. Demet historike kunder nesh deri ne rrezikun per zhdukje sot me 2021 fale mbeshtetjes amerikane po i konsumojme edhe per teater patriotik. Une nuk po shoh asgje te keqe, Serbia ishte dhe vazhdon me plane te moçme kunder nesh, ç’te keqe ka qe ne te behemi bashke si shqiptare e te forcohemi ne te gjitha dimesionet, mos u beni merak pse reagojne burokrate nga Brukseli.
Zhvillimet sot treguan se opsioni real i tavolines se bisedimeve te ardhshme eshte korigjimi i kufinjve per paqe te qendrueshme, pati politikane kosovare te te gjitha ngjyrave ne kutite e votimeve ne Shqiperi.
Komentues te ndryshem, publiciste e media paten kritika gjithe diten pse politikanet kosovare moren pjese ne votime ne Shqiperi, pyetje, pikepyetje e shqetesime legjitime ne kontekstin se Kosoven po e shohin si shtet rezerve.
Me me mire korigjim kufinjsh se sa bosnjizim te Kosoves!
Po kthehemi te babloki Hashim, veç me vonese!


