Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka thënë se jo më kot rinia e Kosovës po e quajnë Ferizajin ‘kryeqytetin e Kosovës’, raporton Gazeta Blic.
“Ky qytet, i njohur për energjinë dhe entuziazmin e tij, po dëshmon çdo ditë se është një qendër e zhvillimit dhe mundësive të mëdha”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Jo më kot rinia e Kosovës po e quajnë Ferizajin ‘kryeqytetin e Kosovës’!
Ky qytet, i njohur për energjinë dhe entuziazmin e tij, po dëshmon çdo ditë se është një qendër e zhvillimit dhe mundësive të mëdha.
Sot, qytetarët e Ferizajit pritën Bekën me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në restorantin “Ujvara”, ku Beka ndau me ta pikat kyçe dhe prioritetet që ai i konsideron si thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Ferizaj, faleminderit 8 herë!
#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha


