Avokati, Besnik Berisha, thotë se individët e korruptuar herët apo vonë do përgjigjen për krimet e tyre, dhe se institucionet janë të qytetarëve edhe atëher kur keqpërdoren, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar që të padrejtat që i janë bërë janë persekutuar nga individë të caktuar, ku ai edhe fton secilin qytetarë të respektoj institucionet përkatëse shtetërore.
“Pavarësisht asaj që mua më ka ndodh dhe kundërligjshëm e padrejtësisht jam persekutuar nga individë të caktuar, unë e ftoj secilin qytetar të respektoj institucionin e policisë, prokurorisë dhe natyrisht gjyqësisë”.
Ai shton se individët e korruptuar e të ndikuar, janë pakicë ku herët apo vonë do përgjigjen për krimet e tyre.
“Individët e korruptuar dhe të ndikuar nuk janë tërësia e tyre, ata janë pakicë që herët a vonë do largohen nga aty dhe do përgjigjen për krimet e tyre.
Këto institucionet janë të qytetarëve edhe atëherë kur keqpërdoren nga shpirtligësia e pushtetarëve” tha Berisha raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


