Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se tërheqja e parave nga Fondi Pensional është i domosdoshëm dhe sipas tij, nesër në Kuvendin e Kosovës duhet të votohet për tërheqjen e këtyre mjeteve.
Berisha në një intervistë për GazetaBlic tha se, Qeveria duhet ta stabilizojë këtë krizë që sipas tij, fajtor janë vetëm ata.
“Çështja e Trustit ndërlidhet me situatën sociale në të cilën gjenden qytetarët. Tërheqja nga Trusti duhet konsideruar huazim i qytetarëve ndaj Qeverisë për ta stabilituar gjendjen sociale, të cilën i ka sjell vetë Qeveria qytetarët. Kjo Qeveri do të duhej që në të ardhmen në afate kohore, t’i rimburësoj këto mjete që i tërheqin qytetarët. Përndryshe, prekja e këtyre mjeteve patjetër që në një të ardhme do të rrezikoj mirëqenien dhe ekzistencën e tyre”, tha Berisha.
Berisha shtoi se fajtori për ngecjen e Trustit nuk është deputeti i VV-së, Armend Muja sepse sipas tij, ky i fundit është eksponenti më i dobët i Qeverisë Kurti.
Berisha fajëson Qeverinë për ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Nuk është Armend Muja që po e pengon kalimin e Trustit, ai është eksponenti më i dobët dhe më i shëmtuari i kësa keqqeverisje. Problemi është se kjo Qeveri nuk e ka disponimin e mbështetjes së qytetarëve dhe rregullimin e jetës së tyre. Veprimet e Qeverisë janë hapje e dyerve për ikje të rinisë”, tha Berisha për GazetaBlic.


