Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se Qeveria ka marrë obligime të qarta për formimin e Asociacionit.
Berisha në një prononcim për GazetaBlic thotë se qasja e presidentes Osmani me ndërkombëtarët, nuk është sinjal që kryeministri Kurti po ikë nga dialogu, por sipas tij, është i izoluar.
“Kjo Qeveri ka marrë obligime të qarta ndërkombëtare dhe zotim për formimin e Asociacionit. Ky nuk është sinjal që Kurti po ikë nga dialogu, nëse nuk është tregues i izolimit të tij, siç ka bërë të ditur tashmë Escobari, gjatë vizitës së tij të fundit. Asnjë zyrtar qeveritar i Kosovës nuk është takuat me asnjë zyrtar të shtetit amerikan, për këto tri vite. Kjo ngre pyejten se me kë janë koordinuar këta qeveritar, gjatë kësaj kohë dhe gjatë vendim-marrjeve të tyre?!”, tha ai.
“Kjo sjellje me “patriotizëm kundër ndërkombëtarëve” duke e parë në kontekstin kohor dhe elektorial, është vazhdim i mashtrimit të Kurtit, tani kur jemi në vit zgjedhor”, shton ai.
Ndërsa, çasjen e presidentes Osmani, Berisha e sheh si shkelje të Kushtetutës.
“Përndryshe, implikimi i presidentes në çështjet e dialogut, përveç interesimit kushtetues si përfaqësuese e shtetit, ndërkombëtarisht dhe detyrimit për shtyrje të proceseve politik shtetrore, përbën shkelje të Kushtetutës e cila e autorizon ekskluzivisht kryeministrin në zhvillimin e dialogut dhe negociatave, sipas platformës së miratuar në Kuvend”, tha Berisha.
“Pra, tendenca për t’iu ikur detyrimeve që i ka sjellë Kosovës në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare sot, tregon se ky ende dëshiron të mashtroj me atë pseudokauzën, të pritur tashmë se, “nuk e bëra Zajednicën”!, shton Berisha.
Por, sipas Berishës Asociacioni tashmë është i pranuar.
“Asociacioni me autonomi territoriale e politike për serbë, tashmë e ka pranuar më marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohirt, por edhe me deklarime politike bashkë me statutin e Beogradit, si dhe me letrën e zotimeve të tre liderëve të pushtetit”, tha Berisha për GazetaBlic.