Zafir Berisha, nga Nisma, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke theksuar se koha dhe ankesat po vërtetojnë shqetësimet e tij të ngritura më 18 shkurt 2025, raporton GazetaBlic.
Berisha ka shtuar se Kuvendi i ardhshëm do të jetë një përbërje e të përzgjedhurve nga komisionerët e Qendrave të Numërimit, dhe jo e atyre që janë zgjedhur nga qytetarët.
Ai ka kritikuar këto zgjedhje, duke i konsideruar si më të parregulltat dhe të manipuluara pas luftës, duke e krahasuar këtë proces me zgjedhjet e vitit 2010. Sipas tij, ndryshimet ligjore dhe sektet në pushtet kanë sjellë regres në procesin demokratik të Kosovës.
E plotë:


