Lajme

Berisha i jap mbështetje protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

08/02/2025 19:06
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha i ka dhënë mbështetje protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të bashkohen më 7 gusht, në ora 17:00, në Sheshin Skënderbeu!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Si kandidat në garën për kryetar të Prishtinës, i jap mbështetje të plotë protestës për padrejtësitë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që të bashkohen më 7 gusht, në ora 17:00, në Sheshin Skënderbeu!

Historia nuk mund të ndryshohet!

P.S Të gjitha legjionet Ilire,gati për protestë!🥷