Lideri i demokratëve të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për vizitën dy ditore në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se Rama po e fillon këtë tur të vizitave më i poshtëruar se kurrë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Rama shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i pa ftuar nga kryeministri Kurti.
“Se katërti ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkone në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i pa ftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta pres në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret”, ka shkruar Berisha.


