Lajme

Berisha i ashpër me Limajn: Zuzarë të dashur, interesat e ngushta mos na i shitni si vlerë kombëtare

02/21/2025 12:05
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, i cili e ka fituar sërish mandatin, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Fatimir Limajt, i cili është shprehur pro bashkëpunimit me VV-në.

Ani pse nuk e ka përmendur me emër, porosia që ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” duket që është për partnerët e koalicionit.

“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nenshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombetare”, ka shkruar Berisha.