Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka reaguar lidhur me rastin e mbrëmshëm të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, raporton Gazeta Blic.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo vrasje është dëshmi se në Kosovë po cenohet rëndë siguria njerëzore.
“Ngjarja tragjike e vrasjes së gruas shtatzëne në QKUK, dëshmi se në Kosovë po cenohet rëndë Siguria Njerëzore”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
Ngjarja tragjike e vrasjes së gruas shtatzëne në QKUK, dëshmi se në Kosovë po cenohet rëndë Siguria Njerëzore.
– Dje ndodhi një krim makabër ku u vra një grua shtatzënë pak kohë para se të bëhej nenë….dhe kjo ngjarje sigurisht se nuk mund te jetë dhe të trajtohet si e izoluar dhe për këtë flasin faktet në vijim:
– Albin Kurti me datë 23 nëntor 2022 mori vendim që ti ulë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në shtetin tonë;
– Prokurorët dhe Gjyqtarët kanë marrë vendim që do të reduktojnë dhe ndalojnë punën e tyre
– Ligji i Pensionimit të Parakohshëm për zyrtarët policor është bojkotuar në vazhdimësi nga Qeveria dhe shumica në Kuvend;
– Pagat nuk janë rritur në sektorin e policisë dhe sigurisë dhe ka braktisje masive të vendeve të punës nga këto dy institucione.
– Kjo ngjarja tragjike e vrasjes së gruas shtatzënë dhe rasteve të shumta dëshmon se në Kosovë nuk ekziston siguria njerëzore, e cila është komponenti themelor i sigurisë kombëtare.
– Reagimet rreth kësaj ngjarje nuk kryejnë punë dhe kjo qeveri ka bërë logjik të punës që të hedhin fajin tutje duke kërkuar dorëheqje e duke krijuar mjegullina ne vend se të ushtrojnë autorizimet e tyre.
– Protestat, dorëheqjet e kërkesat e ndryshme deri te kthimi i dënimit me vdekje nuk mund të jenë veprimet që përmirësojnë këtë gjendje.
– Ne nuk jemi shtet i dështuar as popull kriminel në të cilin janë të rrezikuara 300 mijë familje, por duhet forcim i sistemit të drejtësisë, llogaridhënie dhe përgjegjësi.
– Dje në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se e ka pagën më të ulët se deputetët. Po vendimet e tij dhe qeverisë që drejton çfarë rezultati po kanë. Ne disa raste ato po ngjajnë me veprimet e perandorit romak Neron.
Kujt po i intereson sot sa e ki pagën ti?!
Me në fund kryeministër Kurti ( Cui Bo-no) nga veprimet apo mosveprimet tuaja qeveritare.
Më në fund ‘lajmërohet’ edhe Xhelal Sveçla për vrasjen makabre


