Lajme

Berisha: Gjilani sot nuk kërkoi premtime të zbrazëta, por drejtim për vendin

12/18/2025 21:15
nga:G B

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka thënë se Gjilani sot nuk kërkoi premtime të zbrazëta, por drejtim për vendin, raporton Gazeta Blic.

“Në fjalët e qytetarëve, në heshtjet mes duartrokitjeve, u ndje qartë një e vërtetë: ndryshimi nuk imponohet, ai lind kur njerëzit vendosin të qëndrojnë krah njëri tjetrit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Gjilani sot nuk kërkoi premtime të zbrazëta, por drejtim për vendin.

Takimi i sotëm në Gjilan ishte dialog mes shpresës dhe përgjegjësisë, mes asaj që kemi qenë dhe asaj që duam të bëhemi. Në fjalët e qytetarëve, në heshtjet mes duartrokitjeve, u ndje qartë një e vërtetë: ndryshimi nuk imponohet, ai lind kur njerëzit vendosin të qëndrojnë krah njëri tjetrit.