Lajme

Berisha flet për protestën e veteranëve – tregon a do ta mbështesë atë PDK

07/18/2023 21:54
nga:Mergim Rreci

Veteranët kanë paralajmëruar protestë pas takimit të OVL-së së UQK-së me presidenten e vendit Vjosa Osmani, ku protesta është paralajmëruar të mbahet me 26 korrik, atë ditë që mbahet seanca.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, në një prononcim për Gazeta Blic, foli rreth protestës se paralajmëruar nga veteranët që sipas Berishës protesta është e drejtë dhe se nuk duhet të dalin vetëm veteranëët në protestë por i tërë spektri politik dhe i mbarë populli.

“Ata nuk janë përfshirë tashmë, sepse ligji ka kaluar në lexim të dytë. Mbetet të provohet vetëm me mjete juridike kushtetuese.Patjeter se është e drejtë protesta e veteranëve. Por, për këtë temë pra, mospërfshirje në listen e pagave, mendoj se nuk janë veteranët ata e duhet të protestojnë e dalin në rrugë, por i tërë spektri politik, shoqëria civile dhe i mbartë pooulli që sot jeton i lirë falë sakrificës, djersës e gjakut te tyre e dëshmorëve, meqë kjo qeveri po dëshmon se nuk ka moral politik as njerëzor. Cka është e kuptueshme për dikë që i vjelë frytet e gatshme”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje Berisha thotë se nuk mund të flasë në emër të PDK-së, por Berisha si deputet i PDK-së do ta përkrahë protestën e paralajmëruar të veteranëve dhe se është përgjegjsia e qeverisë që ta zgjedh këtë çështje.

“Por, unë si deputet i PDK e përkrah haptas këte proteste! Protesta është shumë e drejtë, sepse kjo qeveri po e nëperkëmb dhe po e cenon dinjitetin e veteranit, kjo qeveri ka trafiku ligjin për pagën minimale, i cili cenon të drejtat e njeriut, sepse cenon të drejtën për jetë të dinjitetshme të veteranëve”, tha Berisha për Gazeta Blic.

Deputeti Berisha thotë se veteranët duhet të vihen në veprim për ligjin për institutin e hetmit për krime lufte.

“Ajo për çka kategoritë e luftës, Veteranët duhet të vihen në veprim, është Ligji për Institutin e hetimit për krimet e luftës, (pa e definuar të kryera nga kush), duke përkufizuar si peridhë hetimi për krime lufte Marsin 98 deri me 31 Dhjetor 2000.Ky ligj pretendon ta kthen luftën në konflikt civil, siç e kanë cilësuar shumë herë edhe diplomatët evropian, si Doris Pack, duke ia faturuar luftës, edhe vrasjet e krimet e pas luftës. Lufta ka përfunfuar me 11 Qershor 1999, kurse UÇK nga 19 qershori ’99, ju ka nënshtruar procesit të demobilizimit K-30,60,90, deri më 19 Shtator 1999. Ky ligj për Institutin në fjalë, që perkufizon periudhen hetimore, është shumë me i dëmshëm se vetë ligji për Dhomat Speciale. TS, e kryen një ditë misionin dhe mbyllet, kurse ligji mbetet dhe si i tillë mundëson ngritje të vazhdueshme të padive, edhe fiktive”, shtoi ai për Gazeta Blic.

Sipas Berishës arsyetimi i Qeverisë për pastrimin e listave nga veteranët është i pa bazë, sepse nuk ka veteranë të rrejshëm.

“Arsytimi i qeverisë për pastrim të listave nga veteranët e “rrejshem” është i pa bazë. Se pari, nuk ka veteranë të rrejshëm, por ka veteranë për të cilet nuk është bëre kategorizimi i duhur në mungesë të legjistlacionit sekondar, që është dashtë të dalin nga ligji për verifikimin e veteranëve.Potencialisht ka veteranë “pjesëmarrës” qe e kanë statusin veterenit “luftëtarë” në mënyrë të pa merituar, por kjo ka ardhë si rezultultat i procesit”, tha Berisha për Gazeta Blic.