Lajme

Berisha e kritikon Kurtin për veriun: Tendenca për ta futur në zjarr Policinë aventurë e rrezikshme

12/09/2022 12:11
nga:N M

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se është mjaft i shqetësuar për situatën në veri, duke theksuar se mund të zgjidhet vetëm me gjuhën e ligjit, raporton EO.

Sipas tij, fakti që në këtë pjesë ka patrullime të EULEX-it dhe KFOR-it ajo zonë është jashtë kontrollit.Ai shton se tendenca për t’i futur në zjarr Policinë e Kosovës është një aventurë e rrezikshme që po e luan ministri.

“Unë jam shqetësuar tej mase ashtu si gjithë qytetarët për policin e plagosur. Pastaj kjo çështje nuk është që zgjidhet me forcë kjo zgjidhet vetëm me gjuhën e ligjit dhe përmes një zgjidhje politike të cilën fatkeqësisht kjo Qeveri e ka shmangur ose e ka devijuar nga një proces normal dhe tash ka eskaluar situata” tha ai.

“Fakti se ka patrullime të EULEX dhe KFOR ajo zonë është jashtë kontrollit. Tendenca për t’i futur në zjarr Policinë e Kosovës është një aventurë e rrezikshme që po e luan ministri. Policia e Kosovës tash po qarkullon në lagjen e boshnjakëve. Ne fakt situata është e rrezikshme sepse po flasim për jetë njerëzish”.“Luftë në Kosovë mund të ndodh vetëm nëse do ShBA. Kosova është territor në administrim të NATO-s”.

Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane mund t’i kushtojë Kosovës!