Lajme

Berisha: Do t’i mbështesim personat që jetojnë me epilepsi, çdo vit, 1,000 euro do të dedikohen për mirëqenien e tyre

09/17/2025 22:28
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka premtuar se do t’i mbështesin të gjithë personat që jetojnë me epilepsi.

Ai tha se 1.000 euro në vit do të dedikohen për mirëqenien e tyre.

Berisha tha se ky nuk është një premtim elektoral por një e drejtë e tyre.

“Çdo person ka të drejtë të shijojë standardin më të lartë të shëndetit fizik dhe mendor, duke përfshirë qasje në shërbime shëndetësore pa vështirësi financiare. Kjo është një e drejtë themelore, e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbrojtur me ligj. Epilepsia është një sëmundje që meriton trajtim dhe kujdes të duhur! Agnesa është shembull frymëzues se si dikush mund të kontrollojë epilepsinë përmes sportit dhe vendosmërisë.Do të mbështesim të gjithë personat që jetojnë me epilepsi. Çdo vit, 1,000 EUR do të dedikohen për mirëqenien e tyre, ky nuk është premtim elektoral, është e drejtë themelore” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se kandidati i AAK-së, Bekë Berisha, njihet edhe për pasionin e tij të madh për aktivitetet fizike dhe sportin.

Postimi i plotë:

Mbështetje + Sport = Shëndet

Çdo person ka të drejtë të shijojë standardin më të lartë të shëndetit fizik dhe mendor, duke përfshirë qasje në shërbime shëndetësore pa vështirësi financiare.

Kjo është një e drejtë themelore, e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbrojtur me ligj. Epilepsia është një sëmundje që meriton trajtim dhe kujdes të duhur!

Agnesa është shembull frymëzues se si dikush mund të kontrollojë epilepsinë përmes sportit dhe vendosmërisë.

Do të mbështesim të gjithë personat që jetojnë me epilepsi.

Çdo vit, 1,000 EUR do të dedikohen për mirëqenien e tyre, ky nuk është premtim elektoral, është e drejtë themelore.

Rri me ne për më shumë nga programi i Bekes!

Edhe po, Agnesa është trajnerja e Bekës!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEbon