Sporti

Berisha: Challandes ishte më autoritativ se Giresse

06/26/2023 12:10
nga:E K

Futbollisti, Valon Berisha gjatë diskutimit për Kosovën në emisionin “Kampionët” foli për shkarkimin e trajnerit Alain Giresse.

“Unë isha pjesë e Kosovës nën drejtimin e dy trajnerëve, mirëpo mund të them lirisht se Challandes ishte më autoritativ në stërvitje sesa Giresse”, tha ai.

Tutje, ai tha foli edhe për një dallim tjetër mes trajnerëve.

“Challandes ishte më komunikues, fliste 3-4 gjuhë, dinte si të nxirrte më të mirën nga lojtarët, mirëpo kjo i mungonte trajnerit Giresse, i cili komunikonte vetëm në frengjisht” përfundoi ai.