Lajme

Berisha bën thirrje për të votuar: Nëse nuk e përdor votën, po ia dorëzon dikujt tjetër të vendosë për jetën tënde

10/01/2025 14:23
nga:G B

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë më 12 tetor, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se nëse nuk e përdorin votën, po ia dorëzojnë dikujt tjetër të drejtën për të vendosur për ta.

“Ndryshimin e sjell ti! VOTO dhe merr në duar të ardhmen tënde”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Prishtina nuk ndryshon vetë. Prishtina ndryshon prej teje!

Nëse nuk e përdor votën, po ia dorëzon dikujt tjetër të vendosë për jetën tënde.

Ndryshimin e sjell ti! VOTO dhe merr në duar të ardhmen tënde.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon