Kandidati për deputet, Zafir Berisha, me numër 14, ka bërë thirrje që të bashkohen në koalicionin e veprave të mëdha, për ta ndalur degradimin nga “infantilët e regjimit”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “sot pas gjithë sakrificave të mëdha dhe mundit të pashoq që kemi bërë së bashku, jemi këtu për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën.”
“Tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, ku çdo qytetar, pa dallim, të ketë mundësi të barabarta dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Bashkohuni me koalicionin e veprave të mëdha 137, që ta ndalim degradimin e shtetit nga infantilët e regjimit!
Sot, pas gjithë sakrificave të mëdha dhe mundit të pashoq që kemi bër së bashku, jemi këtu për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën.
Por, liria që arritëm nuk është fundi, është vetëm fillimi.
Tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, ku çdo qytetar, pa dallim, të ketë mundësi të barabarta dhe një jetë më të mirë.
Kjo është betejë e re, një betejë për zhvillim, drejtësi dhe prosperitet.
Ju ftoj që bashkë, të ecim përpara, të mbrojmë atë që kemi arritur dhe të mundësojmë një të ardhme të denjë për fëmijët tanë.
UÇK-ja luftoi për liri, dhe sot ne do të luftojmë për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në strukrurat euroatlantike.
Me ju, për Kosovën!