Lajme

Berisha ankohet në Kushtetuese, synon rikthimin e mandatit të deputetit

04/13/2021 13:18
nga:M K

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e “Romani Iniciativ” në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian.

Berisha me ankesë do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit.

LEXO EDHE:

Osmani takon tre ish presidentët, kërkon bashkëpunim për çështje nacionale