Lajme

Bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit

08/14/2026 21:29
nga:L J

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgimit Skender Llugiqit, pasi që i njëjti ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Llugiqi ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për kryerjen e veprave penale – nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, dhe – kanosja.

Gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës, Llugiqi dyshohet se e ka kërcënuar Ramush Haradinajn, duke kërkuar pushkatimin e tij.