Lajme

Bëri sikur ndihmoi në pastrimin e qytetit të shkatërruar nga përmbytjet, pushohet nga puna gazetarja gjermane

07/23/2021 15:16
nga:Y I

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna pasi u kap duke u lyer me baltë, para se të filmonte një reportazh në një qytet të shkatërruar nga përmbytjet e kësaj jave.

39-vjeçarja, Susanna Ohlen, u baltos vetë për të pretenduar se kishte dhënë një ndihmë me përpjekjet për pastrimin në Bad Munstereifel, pas përmbytjes së rëndë që mori jetën e të paktën 128 personave në Gjermani.

RTL.de kishte botuar një artikull të titulluar “Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesja e RTL jep një dorë në Bad Munstereifel”. E pikërisht në këtë reportazh shfaqet Ohlen.

Por ajo u kap “mat” nga një shikues, i cili postoi videon inkriminuese në internet të enjten.

“Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne i dhamë asaj një pushim të hënën pasi dëgjuam të vërtetën për të”, ka thënë kanali ku punonte 39-vjeçarja.

Në videon e publikuar në internet, Susanna shfaqet me një këmishë blu, kapele dhe çizme. Në një moment ajo përkulet dhe merr pak baltë e lyhet me të, duke bërë që veshja e saj të bëhet pis. Ohlen ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat.

Por ajo u kap “mat” nga një shikues, i cili postoi videon inkriminuese në internet të enjten.

“Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne i dhamë asaj një pushim të hënën pasi dëgjuam të vërtetën për të”, ka thënë kanali ku punonte 39-vjeçarja.

Në videon e publikuar në internet, Susanna shfaqet me një këmishë blu, kapele dhe çizme. Në një moment ajo përkulet dhe merr pak baltë e lyhet me të, duke bërë që veshja e saj të bëhet pis. Ohlen ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. /GSH/


Gazetarja ulet për herë të dytë, e kësaj radhe fshin duart për fytyrë. Më pas ajo kthehet nga ekipi i saj i punës që të nisë xhirimet e reportazhit.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Ohlen punonte në RTL që nga vitit 2008, ku ka drejtuar emisione të ndryshme.