NBA gjobiti basketbollistin e Minesota Timberwolves, Anthony Edwards me 40 mijë dollarë për komente homofobike në rrjetet sociale.
Në një video të postuar në profilin e tij në Instagram, Edwards bëri komente kundër homoseksualëve. Më vonë videoja u fshi dhe basketbollisti i ri kërkoi falje, përcjell GazetaBlic Sport.
Anthony Edwards is wild for this man ? pic.twitter.com/ccSkkDfe1E
— HaterMuse (@HaterMuse) September 11, 2022
“Ajo që thashë ishte e papjekur, fyese dhe mosrespektuese dhe më vjen jashtëzakonisht keq”, shkroi Edwards në Twitter.
“Është e papranueshme të përdoret kjo gjuhë në një mënyrë kaq të dhimbshme, nuk ka asnjë justifikim për këtë. Unë jam rritur më mirë se kaq”, shtoi basketbollisti që ka më shumë se një milion ndjekës.
/GazetaBlic Sport


