Skuadra e Besiktasit ka fituar sot ndaj Antalyasporit me rezultatin 4-2.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili ka bërë dy asistime, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur tek Besiktasi.
“Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën sot me asistimet dhe lojën time. Kemi lojtarë cilësorë, ata shënojnë vrapime cilësore. Jam i lumtur të kontribuoj në ekip”, tha Rashica për mediat turke.
/GazetaBlic Sport