Lajme

Bëri “drifta” në rrugë në Prishtinë, policia e gjobit me 150 euro shoferin e BMW-së

08/05/2025 16:33
nga:Genita C

Policia ka gjobitur një shofer i cili në kryeqytet në datën e 3 gushtit bënte lëvizje të rrezikshme.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative.

Komunikata:

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar shoferin i cili ditë më parë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke nisur vrullshëm automjetin e tij.

Në lidhje me këtë policia ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çfarëdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik.