Deputeti i PDK Artan Berhami komentoi për Ballkan Update zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon kolapsit me rinumërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Berhami tha se është një ndërmarrje e përbashkët ndërpartiake që solli manipulim të votave.
Më tej ai shtoi se PDK ka treguar kulturë të lartë politike dhe ka qenë partia e parë që ka dënuar keqinterpretimet zgjedhore.
“Ne kemi humbur shumë momentum, projekte të BE dhe mundësi për të zhvilluar ekonominë e Kosovës që nga zgjedhjet e fundit të shkurtit. Kjo bllokadë ka krijuar pasiguri dhe nuk ka krijuar një kuvend aktiv për ratifikiminn e marrëveshjeve.
Shumë biznese po shohin për treg dhe është humbje e madhe për ekonominë dhe në raport me BE. Jemi në një situatë të vështirë dhe PDK kërkon të krijohen sa më shpejt institucionet. Rinumërimi u bë i domosdosëm, ishte kërkesë e kryetarit të PDK pas indicieve që u numëruan. Bedir Hamza kërkoi rinumërim për të kthyer besimin te një proces demokratik.
Ne kemi jetuar dhe në në iluzion që kemi krijuar një platformë perfekte. Disa persona dhe individë me qëllime të këqija kanë abuzuar me qëllimin e tyre për të manipuluar votën. Manipulimi është ndërpartiak, janë bërë bashkë në disa komuna dhe kanë bërë këtë manipulim. Është një ndërmarrje e përbashkët e partive politike.
PDK ka treguar kulturë të lartë politike si partia e parë që ka dënuar këto keqpërdorime. Kemi një përpjekje të rimanipulimit të procesit nga KQZ.”


