Sporti

“Berberi” Sefer Elshani, njëri ndër tifozët më të “zjarrtë” të kombëtares së Anglisë në Kosovë

06/12/2021 18:12
nga:Mergim Rreci

Sefer Elshani është tifoz i zjarrtë i kombëtares së Anglisë, i cili ndër vite me pasion të madh e ndjek atë.

Profesionin e frizerit e kryen që prej viteve të 90-ta, profesion ky i cili e ka bërë shumë të njohur ne qytetin e tij, por anën emocionale ia ka zbuluar futbolli, respektivisht lidhja e ngushtë që ka me Anglinë.

GazetaBlic Sport ka përgatitur një storie të veçantë për të, atje ku ai ka shpalosur shumë detaje nga lidhja e tij me këtë kombëtare.

Elshani, Anglinë e ndjek qe nga koha kur luante George Best dhe kjo gjë e ka bërë atë që të jetë i lidhur vazhimisht dhe ngrohtësisht me këtë kombëtare.

Ka percjellur kampionate evropiane e botërore si dhe ndeshje te shumta të kësaj kombëtare, gjë që e ka bërë që të jetë në mesin e tifozëve më të zjarrtë të futbollit në vendin tonë.

Ai ka shumë momente që i kujton, por anulimi i golit të Lampard ndaj Gjermanisë, ka mbetur një “peng” i pashlyeshëm në mendjën dhe zemrën e tij.

Duke pasur parasysh faktin që ushtron profesionin e frizerit, ai tregon se cilin nga legjendat dhe njëkohësisht cilin nga futbollistët momental të kësaj kombetare do ta bënte gati për EURO 2020, në aspektin estetik të flokëve.

/GazetaBlic Sport/