Sporti

Berbatov për Wirtz: I duhet kohë, do të jetë i jashtëzakonshëm, më besoni

10/29/2025 08:17
nga:Mergim Rreci

Florian Wirtz është ende duke pritur golin e tij të parë për Liverpoolin dhe po përballet me kritika në rritje për performancën e tij deri më tani në Anfield, por ish sulmuesi Dimitar Berbatov, është i bindur se gjermani do të ketë sukses dhe i ka dhënë 22-vjeçarit këshilla të vlefshme.

Të dy u larguan nga Bayer Leverkusen për në Premier League, me Berbatov që e bëri këtë në vitin 2006 për Tottenhamin, transmeton GazetaBlic Sport.

Berbatov është i bindur se Wirtz do të bëhet një lojtar i suksesshëm te Liverpooli, duke thënë: “E dua. Është një lojtar fantastik. Do të jetë i pabesueshëm, më besoni. Jam i sigurt se të gjithë i shohin cilësitë e tij dhe do t’i japin kohën që i duhet për t’u përshtatur në ekip. Ju garantoj se do të ketë sukses.”

“Mënyra se si e sheh futbollin, si kërkon hapësirë, si di të pozicionohet, prekjet e topit, improvizimi, syri për pasimin dhe syri për golin. Sigurisht, dikush mund të argumentojë se fiziku i tij nuk është aq i mirë për Premier League. Jepini kohë. Mendoj se do të jetë i jashtëzakonshëm për Liverpoolin.”

/GazetaBlic Sport/