Sporti

Berbatov: Havertz më kujton veten time

10/08/2024 10:40
nga:Lorik J

Ish-fituesi i Premier League, Dimitar Berbatov, ka ndarë mendimet e tij për sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz.

Ish-sulmuesi i Man United e krahasoi Havertz me veten për shkak të stilit të tij të ngjashëm të lojës.

“Më pëlqen Kai Havertz si lojtar. Ai e ka atë dhunti, ndonjëherë futet në lojëra dhe kjo është arsyeja pse më kujton pak veten.

“Edhe pse nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë nga gjenerata të ndryshme, por më pëlqen ta shikoj atë, të jem i sinqertë.”

/GazetaBlic Sport/