Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Manchester United, Dimitar Berbatov, nuk beson se sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, do të kthehet te Spurs.
Uellsiani kohët e fundit është lidhur me një aventurë të tretë në Londrën Veriore, por Berbatov nuk e sheh atë të realizohet, transmeton GazetaBlic Sport.
“Unë shoh që Gareth Bale është lidhur me një rikthim tjetër”, tha Berbatov në rubrikën e tij në Betfair.
“Ai filloi ngadalë herën e fundit që ishte te Spurs. Të gjithë ishin të emocionuar, por ai nuk arriti të tregoi vetën.
“Kishte përmirësim në paraqitjet e tij. Duhet të them se prisja më shumë, por në përgjithësi ishte e kënaqshme ta shihja atë përsëri me një fanellë të Spurs.
“A do të kthehet ai? Sinqerisht, nuk mendoj se ai do të donte të rikthehej. Mendoj se ai do të donte të përfundonte kontratën e tij me Real Madridin dhe më pas të vendosë se çfarë të bëjë.”
/GazetaBlic Sport/


