Lajme

Berat Rukiqi shpërndan një foto pas pezullimit të dialogut me SHBA-në – “Kurti me manual shkatërrimi”

09/12/2025 15:56
nga:Sh R

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër pasi ShBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.

Rukiqi thotë se suspendimi i marrëdhënieve strategjike me SHBA është alarmi i fundit, ku shton se është koha të bashkohemi kundër kësaj çmendurie.

 

Postimi i plotë:

Me manual shkatërrimi

Me popullizëm, me propagandë, me përqarje, na solli ne pikën me të ulët ekzistenciale. Sot Kosova nuk ka as zhvillim, e as aleatë. Sot Kosova ka rrënim dhe izolim.

Suspendimi i marrëdhenieve strategjike me aleatin tonë strategjik dhe garantuesin e ekzstencës së shtetit tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është alarmi i fundit.

Koha të bashkohemi, kundër kësaj çmendurie.