Lajme

Berat Rukiqi: Ndikimi i strukturës parapolitike, e ngjashme me karaktere si Keyser Soze ne Usual Supsects

10/15/2024 16:18
nga:G C

Në një deklaratë të fortë, Berat Rukiqi ka përshkruar ndikimin e strukturave parapolitike si “të frikshme dhe kriminale”, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se këto struktura, të ngjashme me karakterin e Keyser Soze nga filmi “Usual Suspects”, kontrollojnë çdo aspekt të administratës shtetërore dhe sektorëve publikë.

Rukiqi theksoi se ndikimi i këtyre grupeve shkon deri në detaje të vogla, si përcaktimi i orarit të energjisë elektrike dhe përgjigjeve të email-eve, duke e bërë të qartë se çdo vendim, punësim dhe tender është nën kontrollin e tyre. Ai e përshkroi një univers të qeverisjes ku çdo individ është nën vëzhgimin e një rrjeti të mirëorganizuar, duke paralajmëruar për rreziqet që sjell kjo situatë për demokracinë dhe transparencën.

E plotë:

E frikshme dhe kriminale, ndikimi i strukturës parapolitike, e ngjashme me karaktere si Keyser Soze ne Usual Supsects, në kontrollin e secilit dhe çdo gjëje, në rrjetin e mirë organizuar të tyre në çdo cep të qeverisjes, në çdo ndërmarrje publike, në çdo zyrtarë të emëruar nga ta, me kapelë dhe pa kapelë. Paramendone secili veten, në universin e qeverisjes së tyre parapolitike, ku një person vendos kur duhet të kemi rrymë, në sa ora duhet të kthehet një email, e deri të secili punësim dhe tender.