Berat Lahu, asamblisti i pavarur në Komunën e Prishtinës, i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një dokument të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që tregon se ky institucion kishte licencuar Energy Financing Team (EFT)-në, kompaninë e biznesmenit serb, Vuk Hamoviq më 2021.
Kështu, ai i është përgjigjur Artane Rizvanollit dhe Artane Rizvanolli.
“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE”, ka shkruar ai në Facebook.
Çështje e energjisë elektrike është temë, pasi janë ngritur dyshime për tregtim të parregullt me rrymë, që ndikojnë në tarifat finale.
Opozita vazhdimisht po kritikon pushtetin si të lidhur me “mafi energjetike”.


