Sporti

Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i ndeshjes në duelin mes Atalantas dhe Olympiacos, kjo është nota e mbrojtësit shqiptar

02/17/2022 23:09
nga:E K

Atalanta ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Olympiacosit.

Skuadra italiane arriti fitore me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatori i këtyre dy golave ishte, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar fillimisht shënoi në minutën e 61’të për të barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm 3 minuta më pas Gjimshiti shënon edhe golin e dytë personal dhe të fitores për skuadrën e tij.

Pas ndeshjes, faqja e famshme që merret me vlerësimin e lojtarëve ‘SofaScore‘ i ka dhënë epitetin e yllit të ndeshjes mbrojtësit shqiptar.

Gjimshiti ishte lojtari me notën më të lartë. Ai u vlerësua me notën 8.6.

/GazetaBlic Sport/