Lajme

Berat Buzhala shpalos histori nga karriera e tij: Një nga gazetat kosovare u mbyllë për shkak të një lodre seksi

12/01/2021 21:24
nga:M K

Gazetari kosovar, Berat Buzhala ka treguar historinë e karrierës, teksa ka dhënë detaje sa të vjetra, aq edhe qesharake.

Në një intervistë në “Rubikon”, Buzhala mes tjerash ka treguar edhe një mbyllje të një gazete, përcjell GazetaBlic.

Fjala është për ish të përditshmen “Lajm”. Ai dha detaje sesi një lodre seksi ishte katalizatori i mbylljes së gazetës.

“Ka qenë një lajm për një lodre seksi. Petrit Selimi ka qenë redaktor i kulturës. Ai po e përgatiste një dizajn për lajmin në fjalë. Ne ishim të ndarë në dy grupe.

Grupi i të vjetërve ishin kundër publikimit të lajmit me lodrën e seksit, pasi për ta ishte diçka shokuese. Ne të rinjtë ishim pro publikimit. Megjithatë ata e kishin shumicën. Por, aty filloi edhe mbyllja”, tha mes tjerash Buzhala.

/GazetaBlic/