Ismet Beqiri, kandidati i LDK-së për deputet me numër 47, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për qytetarët e Vranjevcit, duke theksuar se nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh pjesë e kësaj zone, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe vlerësoi energjinë dhe entuziazmin që u shfaqën gjatë tubimit.
Beqiri e përmbylli me një kërkesë faljeje për ngushtësinë e sallës sportive, e cila nuk mundi të përmbushte numrin e madh të qytetarëve të pranishëm.