Kandidati i LDK-së me numër 47 për deputet, Ismet Beqiri ka publikuar një video të 23 janarit 1990, ku shihet duke mbajtur fjalim para qytetarëve që protestonin për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Beqiri shkruan se “as prania dhe rrethimi nga forcat e shumta policore të regjimit serb, nuk munden me ndal fjalën time”.
Tutje, Beqiri thotë se angazhimi i tij për një Kosovë dhe LDK më të fortë është mbi 35 vite.
E plotë:
23 janar 1990, kur Kushtrimi për Kosovën kishte ra.
As prania dhe rrethimi nga forcat e shumta policore të regjimit serb, nuk munden me ndal fjalën time para qytetarëve të shumtë, që protestonin për lirinë e Kosovës.
Puna, angazhimi im për një Kosovë dhe LDK më të fortë, nuk është i sotëm, është mbi 35 vite.
Para ndërtesës së ish Komitetit, ish Korzoja e njohur, sot objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi Nëna Terezë 📍.
ISMET BEQIRI 47 ✅