Lajme

Beqa: Qeveria Kurti s’ka as vullnet e as dije ta luftoj korrupsionin

10/20/2024 10:15
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që sipas tij se nuk e di se si luftohet korrupsioni, kur kryeministri i pengon organet e drejtësisë për të zgjedhur kryeprokurorin.

‘’Kjo qeveri i ka degraduar Institucionet në të gjitha sektorët kemi problemi shkaku i kësaj Qeverie. Nuk e di qysh e lufton një Qeveri korrupsionin kur kryeministri e pengon Këshillin Prokurorial për me zgjedh një kryeprokuror qysh luftohet korrupsioni pa pas kryeprokuror e me ushtrues detyre që katër vite’’ thotë ai.

Beqa, shprehet se pushteti po e lufton korrupsionin duke mbrojtur të akuzuarit për korrupsion.

‘’Këta kanë menduar ta luftojnë korrupsionin kur kryeministri, ministrja e Drejtësisë, deputetët të mazhorancës kur arrestohet apo merret ne pyetje për keqpërdorim këta dalin në mbrojtje të tyre dhe akuzojnë opozitën’’

Deputeti i PDK-së, deklaron se Qeveria Kurti, nuk e ka luftuar korrupsionin, por i ka mbrojtur akterët e korruptuar të afërm me Qeverinë.

‘’Kjo Qeveri as dije as vullnet s’ka pas me luftuar korrupsionin por e ka promovuar duke i mbrojtur akterët e saj që kanë keqpërdor’’ deklaroi ai për FrontOnline.