Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka publikuar amandamentet që i ka propozuar sot në Kuvend, por që nuk janë votuar as në Komision e as në Kuvend, nga deputetët e VV-së, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se katër amandamente kanë të bëjnë me forcim të sistemit të drejtësisë, ndërsa katër tjera projekte për Komunën e Gjakovës.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, amendamentet të cilat i propozova, nuk u votuan, fillimisht në Komision për Buxhet e Financa, e as në Kuvend nga deputetët e Lëvizjes Vetvendosje.
Katër amandamentet e para kanë të bëjnë me forcimin e sistemit të drejtësis, kurse katër amandamentet tjera janë projekte që do të ndikonin drejtepërdrejt në jetën e qytetareve të Komunës së Gjakovës, andaj mosvotimi i tyre është një hap prapa për qytetin tonë.