Lajme

Beqa: Ne jemi themeluesit, ndërtuesit dhe zhvilluesit e Kosovës moderne – Më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e “përmbysësit të Kosovës”

01/16/2025 15:52
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa me numër 31, thotë se mbështetja për PDK-në është rritur 131%, ku shton se këtë do ta konfirmojnë qytetarët me 9 shkurt.

Beqa thotë se 9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme.

Postimi i plotë:

Më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e “përmbysësit të Kosovës”!

Mbështetja për PDK-në është rritur me 131%, dhe këtë do ta konfirmojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.

Ne jemi themeluesit, ndërtuesit dhe zhvilluesit e Kosovës moderne. Ata provuan të na ndalin, sepse synimi i tyre është ndalja e Kosovës, por PDK do ta bëjë Kosovën më të mirë, sepse ky vend mundet më mirë. Ideologjia e Albin Kurtit, të cilin me të drejtë e cilësojnë si “përmbysësin e Kosovës,” do të përmbyset nga qytetarët.

9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme, por edhe në raport me aleatët.

#PDK131

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#HajdarBeqa31