Lajme

Beqa: Masat e padrejta të BE-së duhet të hiqen – dialogu deri tani i dështuar, Kosova është dashur të ketë strategji

06/26/2024 10:35
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, pret që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat thotë se kanë qenë të padrejta.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se masat beson se do të hiqen, pavarësisht takimit në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit.

“Masat kanë qenë të padrejta edhe presim që do të hiqen sa më shpejt dhe besoj se do të hiqen. Normal që në dialog presin zotime të implementimit të marrëveshjes apo zotimeve që i ka bërë paraprakisht z.Kurti, normal që ne duhet të jemi të sinqertë edhe me qytetarët, edhe me veten por edhe me negociatorët në këtë rast, edhe me miqtë e ndërkombëtarët. Për sa i përket masave, ndodhi apo nuk ndodhi takimi unë mendoj se do të hiqen”, shprehet Beqa.

Sa i përket rolit të Lajçakut në dialog, deputeti thotë se shteti duhet t’i kryejë detyrat e veta dhe Kosova është dashur të ketë strategji të fortë pasi deri tani dialogu ka qenë i dështuar.

“Nuk mund të komentoj, realisht shteti duhet t’i kryejë detyrat e veta, Kosova është dashur ta ketë strategjinë e vet, dialogu për këtë periudhë ka qenë i dështuar, mund të them që ka dështuar, tash kush janë fajtorët, mendoj që fajtorët është që me Serbinë është vështirë të dialogohet sepse nuk është e sinqertë por mendoj që edhe Kosova është dashur të ketë strategji më serioze”, thotë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa./Gazeta Blic/

Lushtaku: Nuk pres mrekulli nga takimi në Bruksel, Lajçaku nuk është i paanshëm, e kuptoi edhe Kurti

Basha: Lajçak ka dështuar në dialog, ai dhe Borrell të merren me Vuçiqin për zbatim të marrëveshjes