Lajme

Beqa: Kurtit po i dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafisë energjetike – e vërteta po bëhet e pamohueshme

02/03/2025 13:44
nga:G B

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, ka thënë se qeverisë po i dalin çdo ditë në pah lidhjet korruptive brenda mafisë energjetike në Kosovë, ku Kurti është në krye, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar video nga komisioni hetimor për energjinë, ku ishte ndër iniciuesit, dhe thotë se atëherë ish-kryeshefi Nagip Krasniqi, tashmë i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor parlamentar.

“Duke u përpjekur t’i mbrojë shokët e tij të korruptuar, ai u zhyt edhe më thellë në këtë skandal dhe tani ndodhet në një pozitë nga e cila nuk mund të mbrojë as veten, e as ata që e kanë futur në këtë rrjet korrupsioni. Faktet po dalin në sipërfaqe dhe e vërteta po bëhet e pamohueshme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Çdo ditë e më tepër po dalin në pah lidhjet korruptive brenda mafies energjetike në Kosovë, ku eksponentët kryesorë të kësaj qeverie, me në krye Albin Kurtin, janë të zhytur deri në fund në këtë aferë.

Jam i lumtur që isha një nga iniciuesit e hetimit të kësaj afere korruptive, duke nisur nga komisionet parlamentare, ku edhe atëherë ish-kryeshefi Nagip Krasniqi, tashmë i pandehur, kishte vështirësi të përgjigjej para komisionit hetimor parlamentar. Duke u përpjekur t’i mbrojë shokët e tij të korruptuar, ai u zhyt edhe më thellë në këtë skandal dhe tani ndodhet në një pozitë nga e cila nuk mund të mbrojë as veten, e as ata që e kanë futur në këtë rrjet korrupsioni. Faktet po dalin në sipërfaqe dhe e vërteta po bëhet e pamohueshme!