Lajme

Beqa kritikon Qeverinë për kërcënimet ndaj sindikatave: Punët brenda kaos, e Bislimi e Nagavci në Luginë – Bërnabiç në Kosovë

09/05/2022 12:15
nga:G B

Ish deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar qeverinë për kërcënimet ndaj sindikatave, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo Qeveri ka rekorde talljesh, paaftësi e arrogancë të pashembullt kundrejt secilit problem të brendshëm e të jashtëm.

Ai ka thënë se duke i pasur punës kaos në Kosovë, Bislimi e Nagavci shkojnë në Luginën e Preshevës e në të njëjtën ditë në Kosovë vjen kryeministrja serbe.

Postimi i tij i plotë:

Brenda shtëpisë i kemi një milion halle të pazgjidhshme, kemi shqetësimin kulmor për grevat, mosnisjen e mësimit të mbi 320 mijë nxënësve, përballemi më kërcënime e poshtërime të Qeverisë ndaj sindikalisteve…!

Lista është e gjatë se si kjo Qeveri ka rekorde talljesh, paaftësi e arrogancë të pashembullt kundrejt secilit problem të brendshëm e të jashtëm.

Aq e pa zonja është kjo Qeveri sa që vërtete nuk po di më se çka të them, nuk ka më formulë për t’i vlerësuar e analizuar budallallëqet e kësaj ‘kopeje ahmakësh’.

Shiheni, brenda shtëpisë i kemi punët kaos e qohet ministrja e Arsimit bashkë me ‘kryeinteligjentin’ e Kosovës, Besnik Bislilmin për ta vizituar Luginën e Preshevës.

Kur? Në të njëjtën ditë kur kryeministrja e Serbisë e viziton Republikën e Kosovës, e cila me diskurs fashist na quajti muaj më herët njerëz të malit.

A është ky balanc politik, a do të duhej që sot Nagavci e Bislimi të shkojnë në Luginë? Nuk balancohet e neutralizohet politikisht kështu kjo vizitë e Bernabiqit, jeni me shkollë por amatorë të patentuar për shtet.

Luginën e Preshevës duhet vizituar përherë pa bërë dallime siç po bëni në këtë ‘ekskursion’, tako dikë e tjetrin refuzo, kështu jeni edukuar ju politikisht, jeni rritur në moçalin e përçarjes! Për Luginën duhet përkushtim sistematik e investime, unitet e jo ndarje!