Lajme

Beqa: Krejt çka thotë Kurti, ndodhë e kundërta – Nuk iu besohet fjalëve të tij

06/06/2024 12:50
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se asnjë deklaratë të kryeministrit Kurti nuk e merr seriozisht, referuar këtu deklaratës së tij të fundit ku tha se VV’ja do të fitojë edhe më shumë zgjedhjet e ardhshme.

Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se, po të ishte e vërteta kështu, VV’ja do të pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjë deklaratë të Kurtit nuk e marrë seriozisht, madje as këtë të fundit për zgjedhje. Të gjitha ato që i ka thënë Kurti, ka dalë e kundërta. Nëse kishte qenë për ashtu, VV’ja do të pranonte të dilte në zgjedhje me 7 korrik ose me 30 qershor. Kjo çka thotë Kurti është dëshiruese, por s’ka të bëjë me të vërtetën”, tha Beqa.

Tutje, Beqa shtoi se PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje kurdo që mbahen ato.

“Ne si parti jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje dhe qytetarët janë ata që i bëjnë rezultatet”, tha Beqa për GazetaBlic.

Kujtojmë se,  Kurti dje tha se VV-ja do të dalë edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021, ku i kishte marrë 50.2% të votave.

“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021”, tha Kurti.

Masat ndëshkuese – Eric Gordy komenton qëndrimin e Kurtit, Vuçiqit dhe Borrellit: Vështirë që situata do të ndryshojë