Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, me numër 31, Hajdar Beqa, ka mbajtur mbrëmë takim me qytetarët e Damanek të Malishevës, shkruan GazetaBlic.
Beqa thotë se në këtë tubim kishte mobilizim të plotë, përkrahje dhe angazhim të palodhur për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm.
“Takim i jashtëzakonshëm në Damanek të Malishevës! Mobilizim i plotë, përkrahje dhe angazhim i palodhur për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm. Besojmë në vizionin e tij dhe në fitoren që na pret! Bashkë e sjellim ndryshimin!”, shkroi Beqa në Facebook.
Postimi i plotë: