Lajme

Beqa i PDK-së: Kurti po e përdorë veriun për ta arsyetuar krijimin e “Zajednicës”

06/02/2023 19:29
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se ajo që po ndodh në pjesën veriore të vendit është aventurë e kryeministrit Albin Kurti.

“Kundër Serbisë jemi bashkë, por nuk jemi bashkë me eksperimentet e Kurtit”, ka thënë Beqa në foltoren e kuvendit.

“Kurti po e përdorë veriun për ta arsyetuar krijimin e ‘Zajednicës’ të cilën e kundërshtonte ai dikur. Ai po bën autonomi territoriale për serbët”.

Sipas Beqës, Kurti është duke vepruar si një lider opozitar.

“Ky kryeministër e ka hequr njohjen reciproke nga tavolina. Vetëm kryeministër nuk është”.