Lajme

Beqa i PDK-së: Kurti e Osmani nuk janë serioz, diasporën s’duhet ta politizojnë

07/15/2024 12:33
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se asnjë deklaratë të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk e merr seriozisht.

Madje, sipas tij, qasja e tyre në raport me diasporën nuk është serioze.

“Deklaratat e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk i marrë seriozisht sepse veprimet e tyre kanë qenë joserioze. Angazhimi i tyre në raport me diasporën ka qenë joserioz”, tha Beqa.

Tutje, Beqa për GazetaBlic shton se mërgimtarët nuk duhet të politizohen pasi siç thotë ai, meritojnë më shumë.

“Ata kanë bërë shumë për Kosovën, meritojnë më shumë dhe diaspora është Kosovë. Diaspora meriton respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontributin që e ka dhënë dhe nuk duhet t’i politizojmë”, tha Beqa për GazetaBlic.

Kurti me ofertë për mërgimtarët pronarë biznesesh që duan të investojnë në Kosovë: Ua garantojmë kreditë

Haziri thotë se “ka diçka të fshehtë” në deklaratat e kryeministrit: Qeveria Kurti ka futur duart në buxhetin e shtetit si askush më parë

PSD: Kurti e Osmani me deklarata populiste për mërgatën, nuk kanë as politika të qëndrueshme për ta